Pas protestës së maturantëve, ka reaguar ministrja e Arsimit Besa Shahini duke thënë se debati i ditëve të fundit për provimet e maturës është politizuar.
Në një video-mesazh të shpërndarë nga zyra e shtypit e Ministrisë së Arsimit, Shahini shprehet se në protestë kanë qenë të pranishëm edhe studentë të universiteteve, pjesë të strukturave politike.
?Me sa pashë të premten para Ministrisë, kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona?, tha ajo.
Lidhur me debatin e krijuar për cilësinë e testeve të maturës, Shahini deklaroi se provimet janë të dizajnuar të masin jo vetëm njohuritë e nxënësve që kanë ndërtuar për 12 vite në arsimin parauniversitar, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë.
?Një debat tjetër që unë besoj duhet të ndodhë, është i domosdoshëm, jo nga politikanët por ekspertët e fushës, është debati për mënyrën se si po zhvillohet gjuha shqipe, se si po zgjerohet ajo, se si po zhvillohet letërsia shqipe, dhe se si po u mësohet gjuha dhe letërsia shqipe nxënësve në shkollat tona. Ky është një debat që duhet të ndodhë nga njerëz që e njohin gjuhën shqipe, kanë studiuar letërsinë, por e njohin edhe shkollën, e njohin edhe universitetin. Pra, janë njerëz të fushës që dinë ta adresojnë këtë çështje në një mënyrë produktive, që mund ta përkthejmë pastaj në politika arsimore?, shprehet Shahini.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/